Anashkaloni përmbajtjen kryesore

Furnizues zyrtar shtretërish

Jemi të lumtur të njoftojmë që DUXIANA e ka zgjatur partneritetin me Klubin e Futbollit Tottenham Hotspur. Si furnizuesi zyrtar i shtretërve dhe furnizuesi zyrtar i turneut të rehatisë, jemi të nderuar që Tottenham Hotspur ka zgjedhur të vazhdojë bashkëpunimin me ne. Ata e kuptojnë që Shtrati DUX nuk është thjesht një shtrat, por një sistem gjithëpërfshirës gjumi dhe një element thelbësor për promovimin e mirëqenies së përgjithshme.

Oferta për Anëtarët One Hotspur

Shijoni rehati si një lojtar i Tottenham Hotspur
 

15% ulje për Anëtarët One Hotspur nga koleksioni DUXIANA 

Na kontaktoni

Furnizuesi i Rehatisë së Turneut

Për të forcuar bashkëpunimin tonë me Klubin e Futbollit të Tottenham Hotspur, DUXIANA ka zhvilluar një paketë të personalizuar për udhëtim komod i dizajnuar për të mbështetur pushimin, rimëkëmbjen dhe përtëritjen gjatë udhëtimeve të tyre.

"Ishim mjaft të lumtur me zgjatjen e partneritetit tonë me DUXIANA për të përfshirë Turneun Parasezonal 2024 në Japoni dhe Kore. Garantimi që lojtarët marrin çlodhjen e duhur përmes gjumit efektiv është vendimtar për rikuperimin, përgatitjen dhe performancën optimale gjatë kohës së ndeshjeve.

- Adam Brett, Drejtor i Shërbimeve të Performancës, Tottenham Hotspur

Një marrëdhënie e bërë në parajsë

Bashkëpunimi i dy markave ikonike që janë të ngulitura në histori, të përqendruara te shëndeti dhe mirëqenia dhe të përkushtuara ndaj qëndrueshmërisë. Mezi presim të bëjmë gjëra të mëdha së bashku nëpërmjet bashkëpunimit afatgjatë në shumë fusha jashtë asaj të gjumit. Megjithatë, fokusi ynë kryesor është që të bëjmë pjesën tonë për ta ndihmuar dhe përmirësuar këtë ekip të madh.

Tottenham Hotspur

- 139 vjet histori në Ligën Angleze të Futbollit
- Promovojmë stil jetese të shëndetshme dhe aktive
- Qëndrueshmëria
- Reduktimi i gjurmëve të karbonit, që përfshin rritjen e perimeve të tyre
- Programi “Mind, Body and Spurs” (Mendja, trupi dhe Spërs)


"Jemi të kënaqur të sjellim Duxiana në familjen tonë në rritje të furnitorëve. Duxiana ka një histori të gjatë të projektimit dhe prodhimit të sistemeve më të mira të gjumit për të ndihmuar në rritjen e shëndetit dhe mirëqenies, kështu që ne mezi presim të sjellim produktet e saj në ambientet e akomodimit të lojtarëve, The Lodge."

- Fran Jones, drejtor i bashkëpunimeve pranë Tottenham Hotspur

Duxiana

- 96 vjet cilësi, novacion dhe mjeshtëri
- Promovimi i gjumit të shëndetshëm
- Qëndrueshmëria
- Komoditeti
- Reduktimi i gjurmëve të karbonit
- Shëndeti dhe mirëqenia


"Jam tepër krenar që marka jonë është caktuar si Furnizuesi Zyrtar i Shtretërve për Klubin e Futbollit Tottenham Hotspur. Kur doli mundësia për të punuar me një markë globale kaq të mrekullueshme, e cila ka të njëjtin fokus si ne te shëndeti dhe mirëqenia përmes gjumit, si dhe të njëjtin nivel përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë, marrja e vendimit ishte shumë e thjeshtë. Tani mezi presim të bashkëpunojmë me klubin dhe të luajmë pjesën tonë për ta ndihmuar ekipin drejt shumë sukseseve!"

- Henrik Ljung, drejtori i përgjithshëm në DUXIANA

Shëndeti dhe mirëqenia në Tottenham Hotspur

"Ishim mjaft të lumtur me zgjatjen e partneritetit tonë me DUXIANA për të përfshirë Turneun Parasezonal 2024 në Japoni dhe Kore. Garantimi që lojtarët marrin çlodhjen e duhur përmes gjumit efektiv është vendimtar për rikuperimin, përgatitjen dhe performancën optimale gjatë kohës së ndeshjeve. Sigurimi i shtresave të personalizuara DUXIANA për fluturimet tona të gjata, çlodhja në dyshekët që u jepen lojtarëve gjatë sezonit, rehatia e maksimizuar e lojtarit në një mënyrë që nuk do të mund ta kishim arritur nëpërmjet shërbimeve të zakonshme të linjave ajrore i ka ndihmuar lojtarët të jenë në formën e tyre fizike më të mirë kur dalin në fushë. Tani që Turneu ka mbaruar, jemi të fokusuar në zgjatjen e bashkëpunimit për të optimizuar strategjitë e rikuperimit të lojtarëve dhe konfigurimin e gjumit si në shtëpi ashtu edhe gjatë udhëtimeve në Evropë".

- Adam Brett, Drejtor i Shërbimeve të Performancës, Tottenham Hotspur

Zbuloni se pse gjumi është një sport material

Material Sport, nocioni ku cilësia e pajisjeve (materiali, konfigurimi / përzierja e materialeve) mund të përcaktojë dhe vendosë rezultatin. Sa më i mirë të jetë materiali në sportin tuaj, aq më mirë do të performoni. E njëjta gjë mund të thuhet për shtretërit tanë, ku materialet, konfigurimi dhe dizajni mund të përcaktojnë cilësinë e komoditetit dhe gjumit tuaj.

Zbuloni më shumë këtu

Shkenca e gjumit

Qëllimi ynë është gjumi juaj i thellë

Ne e marrim gjumin seriozisht. E studiojmë. E matim. Studiojmë çdo aspekt të tij. Sistemet me Performancë të Lartë Gjumi DUX janë rezultat i mbi 90 viteve kërkim dhe zhvillim. Produktet tona ofrojnë një nivel të pakrahasueshëm suporti ergonomik për t'ju ndihmuar të bëni gjumë të një cilësie më të lartë.

Më shumë rreth shkencës sonë të gjumit

Qasja mjedisore

Ne zgjedhim me përgjegjësi

Dizajni novator i shtratit DUX përbëhet nga elementë të personalizueshëm. Ata janë të zëvendësueshëm dhe disa madje të përmirësueshëm. Ideja e dizajnit të rinovueshëm është se Shtrati DUX mund të jetë shtrati i fundit që do t'ju duhet ndonjëherë. Materialet cilësore ndërthurur me një trashëgimi 95-vjeçare te zejtarisë Suedeze rezultojnë në një shtrat të rehatshëm që i reziston kohës. E thënë thjeshtë, sa më shumë të zgjasë, aq më pak dyshekë do të përfundojnë në deponi.

Më shumë rreth punës sonë të qëndrueshmërisë