
Qasja mjedisore
DUX është i qëndrueshëm
Produktet tona prodhohen nga materialet e cilësisë më të lartë. Bashkë me dizajnin novator, garanton jetëgjatësinë e shtretërve DUX. Ambicia e DUX është prodhimi i shtretërve më të qëndrueshëm dhe natyral në treg.

Ne zgjedhim me përgjegjësi
Dizajni novator i shtratit DUX përbëhet nga elementë të personalizueshëm. Ata janë të zëvendësueshëm dhe disa madje të përmirësueshëm. Ideja e dizajnit të rinovueshëm është se Shtrati DUX mund të jetë krevati i fundit që do t'ju duhet ndonjëherë. Materialet cilësore ndërthurur me trashëgiminë afro 1-shekullore të zejtarisë Suedeze rezultojnë në një shtrat të rehatshëm që i reziston kohës. E thënë thjeshtë, sa më shumë të zgjasë, aq më pak dyshekë do të përfundojnë në landfille.
Materiale me performancë të lartë
Integriteti i secilit Shtrat DUX fillon me materialet. Ne besojmë në performancën e lartë dhe jetëgjatësinë.

Pisha suedeze që rritet ngadalë
Baza e shtratit është e ndërtuar nga druri i Suedisë veriore, ku dimri tepër i ftohtë prodhon një pishë që rritet ngadalë dhe me fortësi të pakrahasueshme.

Çelik suedez me elasticitet të lartë
Çeliku i fortë suedez është shtylla e çdo shtrati DUX. Dizajni unik spiral, i ndërthurur me çelikun më cilësor, na lejon të krijojmë një prej sustave më të vogla, më të imta dhe më dinamike në treg.

Pambuk me fije të dendura
Shtretërit tanë janë të mbuluar në pambuk me fije të dendur, një pëlhurë e fortë. Rezultati është një pëlhurë jo vetëm jashtëzakonisht e butë, por edhe tepër e qëndrueshme.

Përzierja e lateksit nga Hevea
Lateksi që përdoret në shtretërit DUX është një produkt natyral që nxirret nga hevea ose pema e "butë". Lateksi në shtresat tona të sipërme përmirëson jetëgjatësinë dhe ofron suport konturues në çdo centimetër të trupit.

Si brezi i katërt i një kompanie familjare, përgjegjësitë tona të vetme janë për klientët, cilësinë & jetëgjatësinë e produktit tonë dhe shëndetin e planetit. Është në natyrën tonë

Ndjeni dallimin
Nuk ka mënyrë më të mirë për të provuar Shtratin DUX sesa në jetën reale. Largoni të gjitha dyshimet. Gjeni dyqanin më të afërt dhe shikojeni vetë.

Koleksioni DUX