Shëndeti i shpinës
Na keni në krahë
Dhimbja e shpinës është brenda kontrollit tuaj. Zgjedhja e shtratit të duhur ju jep lehtësim dhe mund të ndryshojë plotësisht ditët tuaja. Me DUX bëni gjumë të thellë pa dhimbje, eksperiencë ideale për shpinën tuaj.
Mbani shpinën drejtë
Gjatë gjumit të natës, shpina nuk merr domosdoshmërisht çlodhjen që i nevojitet. Mungesa e suportit të duhur mund të shkaktojë tension. Prandaj ne i dizajnojmë produktet tona të drejtojnë shpinën tuaj përmes suportit dinamik. Imagjinoni të flini në një shtrat që i përshtatet formës dhe lëvizjeve të trupit tuaj. Si ju influencon kjo gjë? Pozicion natyral, muskuj të relaksuar, më pak dhimbje, qarkullim më i mirë i gjakut dhe një mundësi për të përtërirë plotësisht trupin tuaj gjatë natës. Shtrati DUX jua jep të gjitha këto.
Pozicioni i duhur gjatë gjumit
Fjetja në anë është pozicioni më i mirë dhe ju shpjegojmë pse. Është i vetmi pozicion që lejon drejtimin e shpinës. Po ashtu, ka shumë pak trysni mbi shpinën kur shtriheni anash. Nëse flini në një pozicion si të fëmijës në fetus, ju heq edhe më shumë presion nga pjesa e poshtme e shpinës.
Dr. Jason Gordon, specialist shpine me mbi dy dekada përvojë
Lehtësim i dhimbjes së shpinës
Personalizuar sipas nevojave tuaja
shëndeti i shpinës
Miti i krevatit të fortë
Historikisht dyshekët bëheshin prej një materiali që kompresohej, i cili shkaktonte rënie në mes. Pozicioni i hamakut i bënte njerëzit të vuanin nga dhimbja e shpinës, prandaj krevati i fortë ishte opsioni më i mirë për ta.
E vërteta, mbështetur nga shkenca, është se shtrati juaj nuk duhet të jetë as shumë i fortë, as shumë i butë. Për të vlerësuar dyshekun, duhet të studioni se si e ndihmon ai shpinën tuaj. Kur muskujt tuaj mund të relaksohen plotësisht, shpina merr drejtimin e duhur. Vetëm atëherë jeni në rrugën e duhur drejt rehatisë maksimale dhe shëndetit të shpinës.
Dysheku është i rëndësishëm
Si mund t'ju ndihmojë shtrati juaj me dhimbjen e shpinës
Mbështetur në kërkimet mjekësore, mbi 80% e njerëzve përjetojnë dhimbje shpine gjatë një faze të caktuar të jetës së tyre. Muskujt punojnë për të mbrojtur shpinën gjatë ditës. Ata meritojnë të pushojnë natën. Ka shumë lloje dhimbjesh të shpinës dhe, fatmirësisht, ka zgjidhje të ndryshme për secilën prej tyre. Qoftë kur vuani nga dhimbja poshtë mesit, në mes, mbi mes ose në qafë, ka një jastëk, krevat apo dyshek për ta lehtësuar.
Që prej 1926, inxhinierët tanë kanë studiuar dhimbjen e shpinës dhe zakonet e gjumit për të krijuar ambientin ideal për rigjenerim. Pasi keni mësuar pak më shumë rreth llojeve të dhimbjes së shpinës, mund të filloni të kërkoni zgjidhjen e përkryer dhe të personalizuar nga DUX.