Një trup. Dy kohë.
Trupat tanë punojnë në dy kohë. Njëra sundohet nga Dielli dhe përgjithësisht njihet si Ritmi Qarkullues. Tjetra balancohet nga një grup qelizash nervore në tru me emrin bërthama suprakiazmatike (SCN), quhet Homeostati i Gjumit/Zgjimit.
Koha për të fjetur
Kur kemi qenë zgjuar për një kohë të gjatë, Homeostaza e Gjumit/Zgjimit na tregon se grumbullohet një "nevojë për gjumë" dhe bëjmë mirë të mbyllim sytë. Ky aparat rregullator na ndihmon të ruajmë gjithashtu gjumë të mjaftueshëm gjatë natës për të kompensuar numrin e orëve që qëndrojmë zgjuar.
Këtu qëndron kleçka
Nëse Homeostaza e Gjumit/Zgjimit do të ishte ora jonë e vetme, do të zgjoheshim plotësisht të çlodhur, të gjallëruar dhe vigjilentë nga një gjumë i mirë, por me kalimin e ditës, do të lodheshim më shumë, si bateria që i mbaron karikimi. Megjithatë, siç e dini, nuk ndodh kështu. Për sa i përket energjisë ne kemi uljet e ngritjet gjatë ditës dhe kjo ndodh për shkak të forcës kundërvepruese të orës sonë tjetër, ajo që zakonisht njihet si Ritmi Qarkullues.
E vjetër sa Dielli
Ritmi Qarkullues është një cikël 24-orësh që prek organizmat po aq sa njerëzit, mizat e frutave dhe mykun. Ritmi Qarkullues zhytet dhe rishfaqet në kohë të ndryshme të ditës. Për njerëzit e rritur, nevoja për gjumë ndodh përgjithësisht ndërmjet orës 2 dhe 4 të mëngjesit dhe pasdite ndërmjet orës 13 dhe 15, megjithëse kjo varet nga fakti nëse jeni person që ngriheni herët ose vonë në mëngjes. Përgjumja që kemi gjatë këtyre zhytjeve Qarkulluese do të jetë më pak e fortë po të flinim mjaftueshëm dhe më e fortë nëse privohemi nga gjumi. Ritmi Qarkullues na bën gjithashtu të ndihemi më vigjilentë në faza të caktuara të ditës, edhe po të kishim qenë zgjuar për orë dhe Homeostaza e Gjumit/Zgjimit na sinjalizon të përgjumemi.
Beteja e Kohëve
Zakonisht këto dy sisteme neutralizojnë njëra-tjetrën Megjithatë, për shkak se operojnë në mënyrë të pavarur, mund të pozicionohen gabim. Çrregullimi i Qarkullimit si lodhja nga fluturimi na vë përballë modeleve të gjumit tonë natyral, meqenëse zhvendosja e sinjaleve të kohës dhe dritës në tru e detyron trupin të ndryshojë modelin normal për t'u përshtatur. Por këto simptoma mund të ndodhin edhe në jetën e përditshme, kur Ritmi Qarkullues prishet nga mbajtja e orëve të gjata ose të parregullta. Prandaj është e rëndësishme të mbahet një plan i rregull gjumi, në mënyrë që të dy orët tona të punojnë si një.
Drita dhe mendja
Homeostaza e Gjumit/Zgjimit (SNC) preket gjithashtu nga drita dhe errësira. SCN gjendet mbi nervat optike. Në mëngjes, drita udhëton nga nervat optike në SCN, duke sinjalizuar orën e brendshme se është koha për t'u zgjuar. SCN sinjalizon pjesët e tjera të trurit që kontrollojnë hormonet, temperaturën e trupit dhe funksionet e tjera që luajnë një rol për të na dhënë ndjesinë e përgjumjes ose zgjimit. Kur ka më pak dritë, si për shembull pas perëndimit, SCN e udhëzon trurin të prodhojnë më shumë melatoninë, një hormon që ju bën të përgjumur. Prandaj leximi nga një Kindle, iPad ose tablet në shtrat natën mund të krijojë pagjumësinë, ndërsa leximi i librit në letër e lejon përgjithësisht përgjumjen të fillojë më shpejt.
Të ngjashme
Gjumi i thellë është qëllimi ynë
Flini më mirë në një shtrat DUX
Shkenca e gjumit
Shëndeti i shpinës
Lehtësim i dhimbjes së shpinës me Shtratin DUX
Lehtësim i dhimbjes së shpinës me Shtratin DUX
Eksploroni koleksionin tonë të shtretërve
Shikoni të gjithë shtretërit
Eksploroni koleksionin tonë të shtretërve