Pastrimi i gjumit
Një studim i kryer kohët e fundit nga Maiken Nedergaard, bashkë-drejtues i Qendrës për Neuromjekësinë Përkthyese e University of Rochester, ka zbuluar ekzistencën e një sistemi që e pastron trurin nga mbetjet.
Studimi i botuar në Journal Science, tregon se mënyra unike e trurit për heqjen e mbetjeve, i quajtur sistemi glimfatik është kryesisht aktiv gjatë gjumit.
Sistemi përgjegjës për eliminimin e mbetjeve qelizore në pjesën e mbetur të trupit, sistemi limfatik, nuk shtrihet në tru. Në vend të kësaj, truri pompon lëngje spinale cerebrale përmes indit të trurit, duke i kaluar kështu mbetjet në sistemin e qarkullimit ku në fund i hap rrugë sistemit të qarkullimit të përgjithshëm të trurit dhe përfundimisht, mëlçisë.
Është thelbësore heqja e mbetjeve nga truri në kohë. Nëse mbetjet lihen të mblidhen ose qëndrojnë në trup për shumë gjatë, bëhen toksike, dëmtuese ose vrasin qeliza. Qelizat e trurit janë veçanërisht delikate dhe shumë gjendje neurologjike si Parkinsons, Hantingtons dhe ALS shoqërohen me dëmtimin e qelizës së trurit për shkak të mbetjeve metabolike. Për shembull, sëmundja e Alzhajmerit, karakterizohet nga një grumbullim i betas amiloide e produktit të mbetjeve metabolike, e cila çon në çrregullime serioze.