Rehati novatore që prej 1926
Thuajse një shekull pas krijimit, prodhuesi suedez i shtretërve DUX vazhdon të ofrojë rehati përmes kombinimit të mjeshtërisë dhe novacionit.
Fjalë: Ben Thomas, Revista Sleeper
Kur prodhuesi suedez i çokollatave Efraim Ljung shkoi në Çikago për një udhëtim pune në 1924, nuk e dinte se pas kthimit në Malmo, fokusi i tij do të zhvendosej nga biznesi i ëmbëlsirave në atë të prodhimit të shtretërve, i cili tani drejtohet nga katër stërnipërit/stërmbesat e tij.
Historia tregon se, Ljung, i cili vuante nga reumatizma dhe shpesh nga pagjumësia, u zgjua i frymëzuar pas një nate të qetë qëndrimi në hotelin e tij në Çikago, dhe i pushtuar nga kureshtja, përdori një thikë për të çarë dyshekun dhe për të parë se çfarë kishte brenda. Përgjigjja ishte një rrjet sustash fleksible çeliku dhe ndërkohë që Ljung e qepi pëlhurën sërish me kujdes, kujtimi i mbeti gjallë në mendje.
Nga ai moment, vëmendja e tij u zhvendos nga çokollatat te dyshekët dhe nisi të eksperimentonte me sustat e çelikut me fortësi dhe elasticitet të ndryshëm. Dy vjet më vonë doli në treg shtrati i parë DUX me një sistem novator sustash, i cili reagonte ndaj trysnisë dhe peshës nëpërmjet mijëra spiraleve gërshetuese. E njëjta qasje e udhëhequr nga rehatia u zbatua më vonë në mobilie, ku djali i Ljung, Erik, solli në jetë dizajnet e patriotit suedez Bruno Mathsson gjatë viteve 1960 dhe 1970. Mes artikujve të prodhuar, Jetson dhe Pernilla 69 mbeten në koleksion ende sot, duke kanalizuar një stil të dukshëm skandinav.
Që prej atëherë, familja ka vazhduar filozofinë e Efraimit, duke shtjelluar idetë e tij për të zhvilluar produkte që ofrojnë rehati, performancë dhe jetëgjatësi. "Vizioni thelbësor ka qenë gjithmonë prodhimi i produkteve më të mira në rehati dhe mjeshtëri," thotë shefi ekzekutiv Henrik Ljung i brezit të katërt në një vizitë në fabrikën e markës në Sosdala, ku një skuadër e vogël artizanësh janë të zënë duke ndërtuar me dorë karrige dhe tavolina për klientë në fushën e mikpritjes dhe shitjes me pakicë nga e gjithë bota. "Jemi krenarë për metodat tona të lashta", vazhdon duke thënë Ljung. "Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk i marrim parasysh teknologjitë e reja, madje e kundërta."
Teknologjia luan një rol më të madh në Porto, ku DUX ka prodhuar shtretër dhe tapiceri për më tepër se 30 vjet, duke përdorur softuerin CAD dhe makineritë e prerjes CNC, si dhe duke shkurtuar me dorë sasi të mëdha pëlhure. Ky kombinim i trashëgimisë dhe risisë ka bërë që në treg të dalin novacionet e para të industrisë si shtresa e sipërme me ndërrim dhe sistemi Pascal, ku përfshihen kutitë e këmbyeshme të sustave që mundësojnë rregullimin e qëndrueshmërisë së shtratit sipas nevojës. Sistemi i patentuar që e merr emrin nga matematikani dhe shkencëtari francez Blaise Pascal, ka susta që janë vendosur në një mënyrë të atillë për t'iu përshtatur tre zonave të rehatisë së trupit – shpatullat, ijët dhe këmbët – ku secila prej tyre është e personalizueshme duke përdorur një kuti të butë, mesatare, të qëndrueshme ose ekstra të qëndrueshme. Për hotelet, kjo do të thotë që shtretërit jo vetëm mund të personalizohen sipas vizitorëve individualë, por edhe të zgjatin jetën e tyre nëse sustat vjetrohen ose fillojnë të bien, ku ndërrohet vetëm një pjesë e sistemit në vend të gjithë dyshekut. "Ne e kemi shtjelluar ofertën tonë për të plotësuar nevojat e klientit që ndryshojnë gjithmonë," Ljung shpjegon. "Sot, jemi të përqendruar më shumë në qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e ambientit."
Natyra me bazë komponentësh e produkteve DUX, së bashku me materialet e përdorura për t'i prodhuar ato me mjeshtëri, mban gjallë këtë nocionin e ruajtjes së planetit përmes krijimit të një produkti që i reziston testimit të kohës. Për shembull, bazat e shtratit ndërtohen me lëndë drusore që merret nga veriu i Suedisë, ku dimrat tepër të ftohtë prodhojnë një lloj pishe të fortë me rritje të ngadaltë, ndërkohë që çeliku suedez, lateksi hevea dhe pambuku me numër të lartë fijesh përdoret për spiralen e pandërprerë, mbushjen dhe tapicerinë e dyshekëve.
Kredenciale të tilla, përveç nivelit të rehatisë dhe personalizimit të ofruar në të gjithë gamën e produkteve DUX, nga DUX 1001 me profil të ulët deri te DUX Xclusive luksoz me përshtatjet shtesë për mbështetjen e mesit, janë dëshmitarë të punëve të kompanisë në projekte hotelesh prestigjioze përfshirë Grand Hôtel në Stokholm, si dhe në hotele të vogla si Audo në Kopenhagë dhe Pater Noster në vendin e tij Suedi, ku vizitorët mund të dremitin nën bukurinë e yjeve në një krevat të jashtëm me porosi.
"Sektori i hoteleve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe jemi krenarë për bashkëpunimet tona," thotë kryetari i Next Gen Kevin Slade, i cili tregon se 14 vjet më parë, grupi madje hapi hotelin e vet në Malmo për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë të jesh operator. Sot, DUXIANA vepron si një inkubator idesh, duke nderuar të kaluarën, por ndërkohë duke dhënë një paraqitje të shkurtër të produkteve në të ardhmen, ku disa prej tyre do të shpalosen në botimin nr. 106. Vazhdoni të informoheni.
Shikoni artikullin këtu
Të ngjashme
SISTEMI PASCAL I KUTIVE
Personalizoni anën tuaj të shtratit
Eksploroni koleksionin tonë të shtretërve
Shikoni të gjithë shtretërit
Eksploroni koleksionin tonë të shtretërve
Provojeni në një showroom
Gjeni showroom-in tuaj më të afërt
Provojeni në një showroom