Rrethi Qingpu, Shangai, Kinë
Ahn Luh Zhujiajiao
Ky vend që gjendet në qytetin Zhujiajiao në Distriktin Qingpu të Shangait, është një destinacion i veshur me histori. Jo më larg se 50 km larg qendrës së Shangait, Ahn Luh Zhujiajiao është një portë që të çon në një epokë tjetër.
I ndërtuar përqark një gjykate të lashtë 600-vjeçare e restauruar dhe e njohur historikisht si “Wu Feng Lou” nga Dinastia Ming, rezorti ofron art strukturor në çdo cep të tij.
Teatri i Dinastisë së Vjetër Qing, i cili ndodhet në sipërfaqen e rezortit, është një vend i mrekullueshëm për të reflektuar mbi traditën dhe kulturën kineze. Ahn Luh Zhujiajiao ka vila me oborre dhe kopshte private, të projektuara me kujdes për të shkrirë traditën me modernen. Disa nga vilat janë të pajisura me pishina të jashtme me ngrohje.
Ambientet e hotelit ofrojnë edhe mundësi të tjera si restorante me kuzhinë kineze/aziatike, bar Tapas i stilit kinez, një bibliotekë, bar purosh, dhomë për Tai Chi, një shërbim mjekësor tradicional kinez, një spa Ahn Luh, sallë balloje pa shtylla, salla mbledhjesh dhe pishina jashtë dhe brenda.
Ahn Luh Zhujiajiao
505 Zhuhu Road, ZHujiajiao Town
Rrethi Qingpu, Shangai
Kinë
- Telefon
- +8613501666778
- zhujiajiao@ahnluh.com
- Uebfaqja
- www.ahnluh.com